Kosova

Kusari-Lila propozon ndalimin e tërësishëm të mallrave nga Serbia

Kryetarja e Alternativës dhe ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar që ekzekutivi kosovar ta mbyllë tërësisht kufirin për mallrat e importuara nga Serbia.

Ajo ka thënë se Serbia nuk do të ndiejë asnjë efekt karshi taksës prej 10 për qind të vënë nga Qeveria. Kusari-Lila konsideron se deri më tash është bërë zhurmë dhe për këtë ka reaguar edhe BE-ja.

Deputetja e Alternativës është shprehur e bindur se Brukseli do të bëjë presion për heqjen e kësaj takse, ndërsa shtoi se edhe Kosova duhet ta kushtëzojë heqjen e kësaj mase me ndonjë kusht.