Bota
Kurz: Nuk ka arsye për shqetësim nga deklarata e Strache për Kosovën, Ballkani perëndimor është prioriteti ynë
Ballkani Perëndimor do jetë një nga prioritet e Bashkimit Europian, gjatë mandatit të presidencës austriake, gjysmën e dytë të këtij viti, tha kancelari Sebastian Kurz, gjatë ditës së sotme në Vjenë, njofton albinfo.ch. Bile bërthama e këtij prioriteti do jetë “afrimi” mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Austria do kontribuojë në dialogun mes dy palëve,” tha Kurz përpara parlamentit. Në lidhje me deklaratën kontestuese të zv.kancelarit Heinz Strache se “Kosova është pjesë e Serbisë”, Kurz shtoi: “Nuk ka arsye për shqetësim nga ajo deklaratë.”
Momentalisht qeveria austriake është mes të djathtëve të OVP dhe ekstremit të djathtë FPO, kjo e fundit shquhet për deklarata kontraverse në mbështetje të nacionalizmit serb.
“Austria akoma ka imazhin e mirë në rajon (Ballkanin perëndimor),” duke shtuar se deklarata e Strache më shumë solli habi në opozitën austriake sesa në Beograd dhe Prishtinë. Kurz vijoi të mbrojë idenë e mbylljes së Korridorit Ballkanik për refugjatët.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih