Kosova

Kurti: Vuçiqin e bën nervoz demokracia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb, Vuçiq, e bën nervoz demokracia. Ai në një intervistë për “Vecernji list” ka thënë se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret. Ndër të tjerash ai ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe, “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, tha Kurti.