Kosova
Kurti: Vizita e Burns dëshmon bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe Komunitetit të Inteligjencës
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe në profilin e tij në platformën “X’ për takimin që zhvilloi dje me Shefin e CIA-s, William Burns, që e cilësoi si takim të rëndësishëm strategjik.
Kurti ka deklaruar se vizita e Burns në Kosovë dëshmon bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës dhe Komunitetit të Inteligjencës, raporton Express.
Në këtë takim, Kurti ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin për promovimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Falënderova drejtorin Burns për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këto synime të përbashkëta janë të mundshme vetëm nëpërmjet një angazhimi të vërtetë për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga ana e të gjitha vendeve në rajon”, ka shkruar Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim