Kosova
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka ndarë të dhëna për ngritjen e pasaportës së Kosovës në renditjen e shteteve të botës.
Ai tha se viti 2024 është vit i pasaportës së Kosovës.
“Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë se sa në vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti.
Tutje ka shtuar se tashmë qytetarët e Kosovës lëvizin të padiskriminuar.
“Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të padiskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën me Evropën dhe përtej”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve