Kosova

Kurti: Vazhdojmë të mbledhim dëshmi të krimeve të luftës të kryera në Kosovë

Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas një takimi me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi,

“Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.”, shkruan Kurti.