Kosova
Kurti udhëton për Davos, do të nënshkruajë marrëveshje tregtare me disa vende
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Në Davos do të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë). Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n. Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendit tonë dhe Norvegjisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Islandës si shtete anëtare të EFTA-s.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti gjithashtu do të ketë takime me përfaqësues shtetërorë të vendeve mike e partnere dhe me investitorë potencialë, si dhe do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit” dhe panelin “Inteligjenca Artificiale për Njerëzimin: inovacioni etik në epokën e Inteligjencës”. Të dy këto panele do të mbahen në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova) në Davos e cila është hapur për herë të parë.
Në Forumin Ekonomik në Davos marrin pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












