Kosova

Kurti u përgjigjet ndërkombëtarëve: Nuk e kam problem kritikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

Stewart, një ish-diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vjetësh, ndërsa Campbell, ish-këshilltar dhe strateg i komunikimt të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë kryeministër.

Campbell më vonë bashkë me ish-shefin e tij kanë ardhur në rajonin e Ballkanit si konsulentë të Edi Ramës e Aleksandar Vuçiqit, ndërkohë që këtë e kanë bërë edhe për qeveri të tjera në botë.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur edhe për raportet me aleatët e Kosovës dhe sidomos për çështjen e dinarit dhe kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso-ja te shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi, por BE-ja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe, kështu që duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, ka thënë kryeministri Kurti.