Kosova
Kurti thotë se nuk e zbaton Asociacionin, pasi s’e nënshkroi ai
Gjatë qëndrimit në Austri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për mediumin austriak APA për çështje të ndryshme, mes tyre edhe dialogun me Serbinë e temën e Asociacionit. Ai ka deklaruar se refuzon zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me arsyetimin se kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga ai, prandaj edhe nuk ka pse të zbatohet nga ai.
“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi, pse nuk e zbatuan atëherë, në vitin 2013?”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
Në këtë pikë, Kurti ka përmendur edhe faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka cilësuar si jokushtetuese dispozitat e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i Kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në Veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviq-it , por kjo nuk është “e realizueshme”, sqaroi Kurti.
Lidhur me arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Kurti tha se ajo do të arrihet në dy vjetët e ardhshme.
“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore. Unë jam gjithashtu shumë optimist sepse kemi një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington dhe kancelarin Olaf Scholz në Berlin”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?