Kosova

Kurti thotë se ka menduar të shkojë për vizitë në Hagë, por tregon arsyet pse nuk shkoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi.

Ai ka dhënë një arsye për mosvizitën e tij në Hagë.“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.