Kosova
Kurti takon mërgatën, u bën thirrje të regjistrohen për të votuar
Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi me mërgatën.
Ai ka thënë se sa më afër me mërgatën, aq më përpara shkon Kosova.
“Në takimin e mbrëmshëm me bashkatdhetarë frymonte entuziazmi dhe besimi se duke qenë së bashku, do ta vazhdojmë punën e mirë. Përkushtimi do të jetë edhe më i fuqishëm, ashtu siç është edhe e ardhmja e afërt për vendin tonë”, ka thënë kryeministri.
Tutje ai u ka bërë thirrje mërgatës të shfrytëzojnë ditët e fundit për t’u regjistruar në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Edhe katër ditë mbeten nga afati i fundit i regjistrimit për mërgatën, që të mund ta ushtrojë të drejtën për të votuar. Ju ftoj të regjistroheni sa më parë e sa më shpejt, sepse e ardhmja e një Kosove të fuqishme bëhet e mundur vetëm me pjesëmarrjen e mërgatës sonë të fuqishme”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve