Kosova
Kurti takon ekspertin botëror të menaxhimit të pandemisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, dr. Rifat Latifi, dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, ka mbajtur një takim virtual me Sir Jeremy Farrar, ekspert botëror për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Sir Jeremy Farrar mban pozitën e Drejtorit të Fondacionit “Wellcome Trust” të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka shërbyer si anëtar i Grupit Këshillëdhënës Shkencor për Emergjenca (SAGE), organi kryesor për ofrimin e këshillave për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar rreth menaxhimit të pandemisë.
“Gjatë këtij takimi, Sir Jeremy ka ofruar ekspertizën e tij se si Kosova duhet të përgatitet për ardhjen e variantit Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në shumë vende të botës. Sir Jeremy ka theksuar se ardhja e variantit të ri në Kosovë, e shoqëruar me një rritje të shpejtë të infektimeve, është e pashmangshme, si në Kosovë, ashtu edhe në të gjithë botën. Mirëpo, ai njëkohësisht e ka përgëzuar Kosovën për suksesin e saj në mbajtjen nën kontroll të gjendjes epidemiologjike dhe ka vlerësuar se kjo gjendje aktuale do të favorizojë Kosovën në ballafaqimin me valën e variantin Omicron, sidomos në krahasim me vendet tjera, të cilat po ballafaqohen njëkohësisht me valën e këtij variant dhe të atij paraprak”, njofton zyra e kryeministrit, transmeton Albinfo.ch.
Mes këshillave të tjera, Sir Jeremy ka potencuar se mënyra më efikase se si Kosova mund të përgatitet tani për valën e ardhshme është vazhdimi i fushatës së vaksinimit, që përfshin vazhdimin e vaksinimit të sa më shumë qytetarëve, sidomos atyre mbi 18 vjeç, me dy dozat e para të vaksinës dhe shkurtimin e periudhës së pritjes për dozën përforcuese prej 6 deri në 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
“Në fund të takimit, Sir Jeremy shprehu gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e tij dhe për t’i mbajtur vazhdimisht të informuar kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për zhvillimet më të fundit shkencore rreth variantit të ri Omicron dhe çështjeve të tjera lidhur me pandeminë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën