Kosova
Kurti takon deputetë të Bundestagut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Social Demokrate, Partisë Liberale dhe Unionit Demokristian.
Gjermania është një vend mik dhe aleate në marrëdhënie bilaterale dhe në integrimin Evropian të Kosovës, tha kryeministri Kurti gjatë takimit me deputetët Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverd.
Kryeministri nënvizoi performancën ekonomike, përparimin demokratik, progresin e digjitalizimit të shërbimeve, politikat sociale në shërbim të qytetarëve, suksesin në luftimin e korrupsionit, si veçori që e kanë përshkuar vendin tonë në dy vitet e fundit.
Më tej citoi përfundimet e raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve Pa Kufi, Projekti i Drejtësisë Botërore, i Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri dhe i BE-së për Vendin për vitin 2022, të cilat sipas tij dëshmojnë progresin në fushat përkatëse, përcjell albinfo.ch.
Ai po ashtu i njoftoi deputetët gjermanë që Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit. Të njëjtat shumë shpejt pritet që të ratifikohen edhe në Kuvend.
Në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje