Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.
Ai shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e tyre në shoqërinë sllovene dhe për vendin e tyre të origjinës, Kosovës dhe Shqipërinë. Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë e jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe tregtare ndërmjet dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, një shtet dhe popull mik i shqiptarëve në përgjithësi.
“Ne asnjëherë nuk e harrojmë rolin që e ka luajtur Republika e Sllovenisë prej strehimit të disidentëve dhe shqiptarëve të persekutuar në vitet e ’80-ta dhe sidomos në vitet e ’90-ta, pastaj për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe më pas për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen tonë në arenën ndërkombëtare çdo herë kur është kërkuar nevoja”, tha kryeminstri Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për qeverisjen tij, duke veçuar disa prej arritjeve dhe politikave kryesore në këto gati katër vjetët e fundit. Ndër to nënvizoi faktin që jemi qeveria e parë e cila e përmbyll mandatin e plotë, si dëshmi e stabilitetit institucional në Kosovë, i cili është faktor i rëndësishëm si për rritjen ekonomike ashtu edhe për progresin demokratik dhe për sigurinë e vendit, njofton Qeveria e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Bashkatdhetarëve kryeministri i bëri thirrje të vazhdojnë të regjistrohen online në kuadër të regjistrimit të popullsisë deri më 31 dhjetor, duke i inkurajuar t’i deklarojnë edhe dëmet, vuajtjet, humbjet që i kanë përjetuar si individë dhe si familje në luftën e fundit në Kosovë, pasi për herë të parë është duke e bërë regjistrimi i dëmeve të luftës në nivel shteti.
Gjithashtu u bëri thirrje që regjistrohen online për votim nga jashtë në mënyrë që të mund të përfitojnë nga lehtësimet që ofron ligji i ri për zgjedhje të përgjithshme, përkatësisht votimin në ambasada dhe konsullata dhe votimin me postë brenda vendit. Afati për këtë regjistrim është deri më 26 dhjetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt Nën patronatin e shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, të...
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
Jeta në Zvicër
-
Kantonet më të këqija për vozitje në gjendje të dehur Gjeneva mbetet një nga kantonet më të këqija për vozitje në gjendje të dehur. Shifrat e...
-
Zvicër: Më shumë gra kërkojnë kirurgji për zvogëlimin e gjoksit
-
Rreth 1 në 5 të rritur në Zvicër probleme me shkrim-lexim
-
Ema Hoti, shqiptarja me titullin “Miss Sympathy in Switzerland”
-
Anulimi i moshës më të lartë të pensionit për gratë zvicerane u refuzua nga gjykata e lartë