Kosova
Kurti takoi përfaqësues të organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë.
Duke iu shprehur mirëseardhjen në Kosovë dhe qëndrim të frytshëm në vendin tonë, kryeministri Kurti tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe bashkë vijojmë të fuqizojmë lidhjet e marrëdhëniet gjersa në Gjermani punojnë, studiojnë dhe jetojnë gati 600 mijë shqiptarë, ku rreth 30.000 ndodhen pikërisht në Hessen.
Kryeministri trajtoi progresin ekonomik e demokratik të shtetit tonë të më shumë se tre vite e gjysmë të mandatit, duke theksuar avancimin në fusha kryesore si ekonomia apo edhe sundimi i ligjit, në kuadër të politikave socialdemokrate që ne po i zbatojmë.
Ai foli dhe rreth mundësive për rritjen edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Kryeministri Kurti e falënderoi grupin për udhëtimin e tyre drejt vendit tonë, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për ta njohur më mirë Kosovën dhe forcuar urat e bashkëpunimit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës