Lajme

Kurti takohet me diasporën shqiptare në Poloni

Kurti: Bosht i rëndësishëm i lidhjeve mes dy shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Poloni ka pasur një takim edhe me diasporën shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet me bashkatdhetarët tanë kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

“Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë”, thuhet në njoftim.

Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.