Lajme

Kurti sot në Vjenë takon mërgimtarët

Pasditen e së dielës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për në Vjenë ku do të takojë mërgatën. Përpos Kurtit në takim do të jetë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 në Arcotel Wimberger Wien, Neubaugürtel 34-36, 1070 Wien në Vjenë.

“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.