Kosova

Kurti sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot duhet të paraqitet në orën 09:30 të dëshmojë pranë Prokurorisë Speciale.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili njoftoi për ftesën, tha se përmes saj po tentohet të ndikohet në zgjedhje.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025-ës. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka thënë Kryeziu.

Nëse ai nuk paraqitet apo refuzon të dëshmojë, pas gjobave nga 250 euro, mund edhe të burgoset për një muaj.