Kosova
Kurti: Rregullorja e BQK-së nuk kthehet prapa
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i qëndron prapa rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit. Kurti tha se qeveria nuk do të ndërhyjë në zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.
Duke folur në një intervistë për “Bloomberg” në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur.
Ai theksoi se nuk mund ta kthejnë këtë vendim, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë lloj mase ndëshkuese, pasi nuk duan ta ndëshkojnë askënd.
“Nuk mund ta zhbëjmë këtë vendim. Pra, ata kërkuan për më shumë kohë dhe ne po u japim më shumë kohë. Tani, edhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë po thonë se rregullorja është ligjore, sepse po lufton financimin e terrorizmit, aktivitetet e paligjshme, por ne nuk duhet të ngutemi shumë në zbatimin e plotë. Dhe kështu do të veprojmë gjatë shkurtit”, tha Kurti.
Kurti më tej theksoi se partnerët tanë SHBA e BE thonë se rregullorja e BQK-së është legale. Ai sqaroi se përmes përdorimit të dinarit bëhen financime të terroristëve etj.
Kurti tha se ai dëshiron që ata të integrohen në shoqëri, teksa shtoi se shumica e serbëve thuajse janë pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta të Kosovës.
“Ne duam t’i integrojmë në shoqërinë tonë. Ata kanë dokumentacione identifikuese kosovare, pasaporta kosovare. Problemi nuk janë serbët e Kosovës, problemi është regjimi autokratik në Beograd, që është bashkëpunëtor rus. Është regjim që varet nga Kremlini”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se regjimi i Beogradit është duke e bërë alarmim paraapokaliptik, duke nxitur tensione etnike, sepse ata duan të shkaktojnë probleme në rajon.
Kryeministri Kurti tutje vuri në dukje arsyen e fitores së tij në zgjedhjet e vendit përmes maksimës Drejtësi dhe punë, duke shtuar se drejtësia integron njerëzit.
Kurti mes tjerash shtoi se do paqe dhe siguri, por që kjo të arrihet përmes demokracisë, përmes sundimit të ligjit.
“Duam paqe e siguri, por kjo të arrihet përmes rrugës demokratike, përmes sundimit të ligjit”, deklaroi Kurti.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës