Kosova

Kurti reagon pas sulmit në Magdeburg

Një sulm ka ndodhur të premten në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Lidhur me incidentin tragjik ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ngushëlloi familjet e prekura nga ky sulm.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.