Kosova

Kurti raporton për 100-ditëshin e Qeverisë

Ka nisur mbledhja e Qeverisë në detyrë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se që nga marrja e detyrës më 3 shkurt, Qeveria ka nisur luftimin e korrupsioni dhe çkapjen e shtetit nga shpërdorimi dhe zhvatja.

Albin Kurti tha se kanë marrë një sërë veprimesh që të ndalonin humbjen e parasë publike, ku përmendi uljen e pagave për qeverinë dhe zvogëlimin e e numrit të ministrive.

Kurti përmendi shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, ku tha se nuk janë hakmarrje ndaj ndokujt, por veprim për të ndalë abuzimin me paranë publike.

Kurti tha se janë marrë 200 vendime nga Qeveria dhe ka pasur 100 pengesa për marrjen e këtyre vendimeve, përcjell albinfo.ch.