Kosova
Kurti pret në zyrë përfaqësuesit e kompanisë që testoi Urën e Ibrit
“Mund të përdoret pa asnjë kufizim në ngarkesë”
Kryeministri Albin Kurti ka takuar dje përfaqësuesit e kompanisë që ka bërë testimin e qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, që Qeveria po planifikon ta hapë për qarkullimin e veturave.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se nga rezultatet e matjeve është konkluduar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991.
“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara”, thuhet në njoftim.
Sipas ZKM-së, për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Deri më tani kompania “IPE-PROING” ka testuar dhe analizuar aspektin e sigurisë së mbi 40 urave dhe mbi 20 struktura të objekteve në vendin tonë”, përfundon njoftimi i ZKM-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim