Kosova
Kurti: Prekazi na përkujton sa të privilegjuar jemi që festojmë 13-vjetorin e Pavarësisë
Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në ardhje, Albin Kurti, dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, filluan me homazhe në Prishtinë, pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe pranë varrit të veprimtarit, Adem Demaçi, për të vazhduar më pas te memoriali Heroinat në qendër dhe memoriali Adem Jashari në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha se ky është vendi i kushtrimit për çlirim që na e dëshmon çmimin e lartë të lirisë.
“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa i lartë është çmimi i lirisë dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë, që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale. Sepse, i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë. Lavdi familjes Jashari, kryekomandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, të gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit tonë”, tha Kurti.
Bashkë me Kurtin e Osmanin, ishin edhe Saranda Bogujevci, Arbërie Nagavci, Arben Vitia, Faton Peci, Shenaj Shala, Hysni Mehani. Me Bekim Jasharin u takuam te memoriali në Prekaz, kurse me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së, te memoriali Heroinat në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes