Kosova
Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë Policia e Kosovës është e gatshme ta mbrojë edhe me jetë territoritn e Kosovës, e se sulmet në veri të vendit, gjatë tre vjetëve të funit, dëshmojnë profesionalizmin dhe pasionin e policëve.
Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, ai ka uruar gjithë popullin e Kosovës, ndërsa e ka quajtur Policinë, institucionin e parë që me fisnikëri e besueshmëri u shërbeu qytetarëve të vendit.
“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni i parë që me fisnikëri e besueshmëri u shërbeu qytetarëve të vendit, e që në mes dhimbjeve të madha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e njëpasnjëshme në tre vjetët e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjellë në vëmendjen e secilit prej nesh se, pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo qoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, tha kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.
Tutje, Kurti u shpreh se Policia e Kosovës krahas mbështetjes së Qeverisë, e ka mbështetjen edhe të aleatëve të Republikës sonë.
“Që nga fillimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetjen e OSBE-së dhe aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja, e bëjnë policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim ligji. Policia e Kosovës, me plot 60 gjenerata, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmëri më të lartë nga qytetarët tanë. Si qeveri kemi ofruar mbështetjen e parezervë për policinë tonë, e besoj që ia kemi dalë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?