Kosova

Kurti për koalicionin Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së ka shprehur mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, Konjufcën, Gërvallën e Kusari-Lilën, përcjell albinfo.ch.

Ai foli edhe për koalicionin me Guxo dhe Alternativën, duke thënë se janë bashkë, siç kanë qenë në fushatë dhe, siç tha ai, në fitore e në qeverisje.

“Në veçanti dua të shpreh mirënjohjen time sot për këto vite bashkëpunimi me presidentes e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, me partinë Guxo dhe Alternativën, për Donika Gërvallën dhe Mimoza Kusarin, duke thënë që ne mbështetemi te njëri-tjetri, sepse populli mbështetet në ne, e ne tek ai”.

“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, bashkë në qeverisje, së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, e para qytetarëve jemi, sepse mbetemi ballëhapur e të gëzuar si askush tjetër para nesh, e nuk po mund të them pas nesh, sepse do të fitojmë sërish”, u shpreh tutje Kurti.