Kosova
Kurti për Fondin Sovran: Të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, shefi i ekzekutivit tha se janë bërë një vit prej se Ligji për Fondin Sovran është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Kanë kaluar një vit e gjysmë që e kemi miratuar në qeveri projektligjin që i hap rrugë themelimit të fondit. Në dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e republikës e kemi miratuar Ligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. Kurse muajin tjetër bëhen një vit prej kur Ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme, meqenëse po pengohet shteti ynë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonominë botërore, teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kurti tha se uron që të mos dalin të sakta paralajmërimet e partive opozitare që Ligji për Fondin Sovran do të hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
“Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste, siç ndodhi me Ligjin me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ligjin për Çmimet Tavan për Produktet Bazë, ndër të tjera”, shtoi Kurti.
Shefi i ekzekutivit përmendi edhe raportin njëvjeçar të punës së Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ku theksoi se deri më tani janë grumbulluar “189 metra apo 15.8 terrabajt materiale të folderëve në këmbë”.
Ai shtoi se ky proces nuk është i lehtë, por thelbësor për të dokumentuar të vërtetën dhe mundësuar drejtësinë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha