Kosova

Kurti pas rezultateve, ja çfarë thotë

Për herë të parë ka folur Albin Kurti pas rezultatit preliminar që e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij si kryeministër i ri i Kosovës, do të formoj qeveri stabile dhe LDK-në e sheh si partnere në qeverisje.

“Si kryeministër i ri i Kosovës, preferoj qeveri stabile dhe si partner e shoh LDK’në, që të formojmë legjislaturën e ardhshme, sonte nuk do t’i thërras por nesër menjëherë”, ka thënë Kurti për tv Dukagjinin.

“Çelësi ishte populli, janë qytetarët e Kosovës ata që vendosën ta shpëtojnë vendin. Opozita ka fituar në Kosovë, kësaj fitoreje, këtij ndryshimi i prin Vetëvendosje. Jemi të vendosur të fillojmë punën sa më parë, janë bërë 20 vjet me suksese të vakëta. Duam t’i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë votuar Vetëvendosjen”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.