Kosova
Kurti pas ndalimit të festivalit “Mirëdita …”: Në vend të artistëve, fjala iu dha huliganëve
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve, ua dha fjalën huliganëve, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në rrjetin social X Kurti ka shkruar se Serbia ka ndaluar një festival që është nismë e Bashkimit Evropian.
“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia ndaloi të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin e ‘Mirëdita, dobar dan’”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, festivali është rrëmbyer nga udhëheqësit e Serbisë.
“Festivali kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga zëvendëskryeministrit i Serbisë Aleksandar Vulin dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.
“Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka tutje Kurti.
Serbia e ekstremistëve dhe e huliganëve – në protestat e të cilëve thirrjet për vrasjen e shqiptarëve janë krejt të zakonshme – tok me zyrtarë të shtetit, e ka ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan!”. E ka bërë këtë me urdhër shtetëror. Funksionarë të lartë, disa javë më parë u kishin prirë thirrjeve për anulimin e kësaj ngjarjeje, kanë nxitur popullin të dalë në protesta e të enjten e kanë konkretizuar anulimin ashtu siç kishin paralajmëruar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’