Kosova

Kurti paralajmëron për sulme të tjera në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për sulme tëtjera në veri, sipas tij, para dhe pas Vitit të Ri.

“Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shtetit serb, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka thënë se isntitucionet e Kosovës janë të përkushtuara t’i neutralizojnë maksimalisht këto metoda.

“…përkundër faktit se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme, veçmas nëse këto sulme e kanë mbështetjen dhe sponsorizimin e një shteti tjetër, në këtë rast si Serbia”, ka shtuar Kurti.