Kosova
Kurti nuk heq dorë që mërgata të votojë në ambasada e konsullata
Albin Kurti në plan programin 2021-2025 ka bërë të ditur se nuk do të ndalet për ndryshimin e ligjit që mërgimtarët të votojnë në konsullata
Tashmë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në planprogramin 2021-2025 ka bërë të ditur se nuk do të ndalet për ndryshimin e ligjit që mërgimtarët të votojnë në konsullata, përcjell albinfo.ch.
Qeveria ka theksuar se do t’i japin fund injorimit dhe manipulimit të votës së diasporës.
Po ashtu thuhet se do të krijohen mundësi praktike për lehtësimin e votimit.
“Ne do t’i japim fund dukurisë së deritanishme të injorimit dhe manipulimit të votës së mërgatës. Do të krijohen mundësi praktike për të lehtësuar votimin, duke e mundësuar atë në konsullata dhe ambasada, konform asaj se çfarë nënkuptojmë kur flasim për demokraci, të drejta të barabarta për të gjithë dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera evropiane. Kohët e bllokadës ose keqpërdorimit të mërgatës dhe diasporës nga ana e institucioneve shtetërore do t’i takojnë përfundimisht të kaluarës”, thuhet në programin e publikuar.
Kujtojmë se Kuvendi pati mbajtur seancë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, ku i mundësohet mërgatës të votojë nga ambasadat dhe konsullatat, por ky ligj nuk kaloi në shqyrtim.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












