Kosova
Kurti: Nuk është e nevojshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme “është masë ekstreme, më në skaj të së cilës nuk mund të shkosh më”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Mbrëmë kishim një zhvillim të pazakontë, meqenëse presidenti i Republikës së Kosovës u angazhua për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti fillimisht, në një konferencë për media, në natën e së mërkurës.
“Kishim edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, raportet e të cilit i marr përditë. Në këto raporte, ka një gjë të përbashkët: Te konkluza mbi gjendjen e sigurisë është ngjyra e verdhë. Nuk është ngjyrë portokalli, as ajo e kuqe. Situata është nën kontroll, dhe e menaxhueshme”, ka deklaruar ai.
“Por, përkundër kësaj, pikërisht në KS, u propozua që të kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit”, ka shtuar Kurti, përcjell albinfo.ch.
“Për bindjen time të fuqishme, kjo është e paarsyeshme, e palogjikshme, e papërgjegjshme, e padobishme”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.
“Në konsultën me presidentin pardje, edhe në mbledhjen e mbrëmshme, e përsërita qëndrimin tim, se i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme…”, ka treguar Kurti.
Sipas Kurtit, nga Thaçi ishte “një insistim i parapërgatitur, me tekste të gatshme, që me çdo kusht të shkohet në shpallen e gjendjen e jashtëzakonshme”.
“Tash ne e dimë që jemi në pritje të përgjigjes së Kuvendit të Kosovës, për kërkesën e presidentit për dekretin e tij për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Është e mundshme që një situatë e tillë të shfaqet në javët në vijim. Uroj që kjo të mos ndodhë, por jam i bindur se as mbrëmë, as sot, s’kemi nevojë për një gjë të tillë”, ka vlerësuar Kurti.
Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme “është masë ekstreme, më në skaj të së cilës nuk mund të shkosh më”.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?