Kosova

Kurti niset drejt Zvicrës, merr pjesë në panairin ‘Swissbau’ në Bazel dhe në Forumin e Davosit

Foto ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zvicër.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, fillimisht ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre, transmeton albinfo.ch.

Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit.