Kosova

Kurti: Lajçakut ia ripohova angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas takimit të së mërkurës, këtë pasdite ka pasur edhe një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se Lajçakut ia ka ripohuar angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Pas takimit tonë të së mërkurës, këtë pasdite pata një takim me Miroslav Lajçak, para nisjes për në Shkup. Kam ripohuar angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për perspektivën e përbashkët europiane të rajonit”, ka shkruar Kurti.