Kosova
Kurti në Poloni për Forumin e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës ka udhëtuar për në Poloni për të marrë në Forumin e Varshavës për Siguri, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të martën.
Në njoftim u tha se me Kurtin është edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa kryeministri do të mbajë fjalim me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian”.
Tutje Zyra njoftoi se Kurti do të zhvillojë edhe takime edhe me pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Poloni.
“Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024). Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjermani për t’u takuar me presidentin Frank Walter-Steinmeier.
E-Diaspora
-
Kurti flet me kongresistin amerikan Jason Crow për rolin e diasporës në SHBA Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar...
-
Premiera e filmit të Endrit Sadikut në Bazel u hap me fjalën e ministrit Jans
-
Kopenhagë: Vijon shpërndarja e teksteve mësimore në shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare
-
Toronto: Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” fitoi çmimin “Best Drama”
-
Zvicër
Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: A duhet të hiqen të moshuarit nga sigurimi shëndetësor? Njëra nga idetë e ngritura është se disa ngjarje duhet të paguhen nga qeveria – dhe...
-
A po i shkel Zvicra ligjet e ekonomisë?
-
Dallimet në paga në bazë të gjinisë dhe kombësisë, në Zvicër
-
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e çiklistes së re
-
Nga sot, Zvicra me rregulla më të rrepta të duhanit