Kosova
Kurti në Forumin Ekonomik në Vjenë: Austria ishte partner i Kosovës para pavarësisë dhe është edhe pas saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Vjenë, një ngjarje e rëndësishme që bashkon liderë nga rajoni dhe ekonomitë kryesore të Evropës. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të zhvilluara evropiane, duke nënvizuar përfitimet e mëdha që mund të sjellë ky bashkëpunim për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Kurti kujtoi rolin e Austrisë në mbështetjen e Kosovës përpara dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke e përmendur Austrinë si një partner të besueshëm. “Austria ishte partner i Kosovës para pavarësisë dhe është edhe pas saj”, theksoi ai, transmeton albinfo.at.
Për të ilustruar progresin ekonomik të Kosovës, Kurti ndau disa nga të arriturat kyçe të viteve të fundit, duke përfshirë rritjen e GDP-së në 6.2%, përmirësimet në mirëqenie përmes rritjes së pensioneve dhe dyfishimit të pagës minimale. Sipas tij, këto arritje janë dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në diskutimin e tij, Kurti theksoi rëndësinë e hapjes së kufijve për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ai përmendi sfidat që vijnë nga mosmarrëveshjet me Serbinë.
“Për fat të keq, ende nuk është e mundur që një udhëtar nga Austria të shkojë drejtpërdrejt në Kosovë pa kaluar përmes Maqedonisë,” tha ai, duke theksuar se kjo pengesë jo vetëm që ngadalëson lidhjet rajonale, por gjithashtu kontribuon në ndotje të panevojshme për shkak të fluturimeve më të gjata.
Tutje, Kurti tha se për Kosovën, demokracia, rritja ekonomike dhe të drejtat politike janë të ndërthurura, dhe se progresi i njërit dimension nxit përparimin e tjetrit.
“Demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin së bashku”, theksoi Kurti, duke shtuar se rritja e GDP-së në vitet e fundit është një shembull i këtij bashkëpunimi të suksesshëm.
Në fund, ai tha se Kosova do të vazhdojë të punojë për të përforcuar lidhjet me bllokun evropian dhe për të përfituar nga mundësitë për investime në infrastrukturë, energji të gjelbër dhe transformim digjital.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Freaunfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e...
-
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
-
Në këto ambasada dhe konsullata nëpër botë voton diaspora me 8 shkurt
-
Diaspora voton: Kjo është adresa për votim fizik në Austri
-
Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale
Jeta në Zvicër
-
Taksa e trashëgimisë: A do të qëndrojnë larg Zvicrës të huajt e pasur? Multimilionerët preferojnë vende të tjera, sipas një sondazhi nga kantonet dhe ekspertët. Kreu i Juso beson...
-
Zvicër: Azil, pse priten më pak kërkesa në 2025
-
Zvicra nuk ka qasje në alarmet e BE-së për mjekët e përjashtuar, një rrezik potencial për pacientët
-
Statuti S, leje qëndrimi jepet pas tre vjetësh në vend të pesë
-
Në Zvicër hapet resorti më i vogël i skive në botë