Kosova

Kurti në Davos të Zvicrës, takon Zv.Sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane, James C. O’Brien

Pas pjesëmarrjes në panairin “Swissbau 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me agjendën e tij në Davos të Zvicrës, ku u takua me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

U theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve tona.

Biseda më tej u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm. Zëvendës Sekretari O’Brien vlerësoi përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, pavarësisht provokimeve dhe sulmeve në veri të vendit.

Kryeministri Kurti e falënderoi Zëvendës Sekretarin O’Brien për bisedën e mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.