Kosova
Kurti në Çikago: Fitoren tonë e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e një paneli diskutimi në Çikago: Fitoren tonë e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora, u shpreh ai.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin e diskutimit me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”. Ngjarja u mbajt në Çikago, atje ku dhe po zhvillohet Konventa Kombëtare Demokratike, dhe u organizua nga NDI, si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2024.
Para fillimit të diskutimit, kryeministri Kurti u takua dhe bashkëbisedoi me Kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të Presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle.
Pjesë e panelit bashkë me kryeministrin Kurti ishte dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe ministri i Jashtëm i Danimarkës dhe ish-kryeministri, Lars Løkke Rasmussen.
Në adresimin hyrës të tij, kryeministri Kurti fillimisht falënderoi NDI për partneritetin me Kosovën dhe kontributin e tyre për vendin tonë përgjatë viteve.
Mbi temën e diskutimit, ai tha: “Partitë politike janë natyrshëm politike. Sfida është se si t’i kthejmë në shoqërore. Këtu mendoj se qëndron dhe suksesi ynë. Tri kategoritë shoqërore që e mundësuan fitoren tonë janë gratë, të rinjtë dhe diaspora. Filluam duke vënë në pah kontributin e grave në shoqëri dhe duke nënvizuar rolin shoqëror të grave. Në anën tjetër, duke pasur moshën mesatare të popullsisë në Kosovë 34 vjeç, punuam me të rinjtë përmes kulturës, artit, sportit e debateve mbi teoritë kritike”.
Ai shtoi se konstelacioni i përbërjes së Qeverisë tashmë ka një të tretën e ministrave të kabinetit gra, 40 për qind e grupit parlamentar janë gra, dy nga tre zëvendëskryeministra janë gra dhe se gjithmonë theksojmë se shpesh gratë janë udhëheqëset më të mira dhe organizatorët më të mirë.
“Përgjatë panelit u diskutua dhe mbi mënyrat se si partitë politike duhet të përgatiten e pajisen më së miri për t’u bërë ballë sfidave dhe kërcënimeve të cilat paraqiten së brendshmi dhe së jashtmi”, njofton qeveria e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim