Kosova
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA nuk është një miqësi e thjeshtë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, në adresimin e tij, Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur në një numër rrafshesh – nga rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës, te mbështetja për zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e te vlerësimi i parë kreditor i Kosovës.
Ai tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, një aleat i besueshëm dhe një mik i veçantë. Duke shtuar se miqësia jonë nuk është një miqësi e thjeshtë, njëdimesionale – por më tepër “3D” e bazuar në diplomacy (Diplomacy), zhvillim (Development) dhe mbrojtje (Defense).
Kryeministri ngrehu dolli për ambasadorin Hovenier, duke e quajtur atë një njeri të shquar, mik besnik të Kosovës dhe që do ketë gjithmonë vend në zemrat tona.
“Ambasador, dijeni që Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju mirëpritur – si një mik i dashur yni”, tha kryeministri.
E-Diaspora
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim Gjykata e Qarkut në Dielsdorf, kantoni i Cyrihut, ka shpallur fajtorë një shtetas nga Kosova dhe...
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
-
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë” Nga sonte, televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të...
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër në muajin janar të 2025-ës
-
Kreu i ushtrisë zvicerane viziton trupat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë
-
Një javë skijimi në Zvicër do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2025