Kosova
Kurti mirëpriti Drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZH për Kosovë, Sergiy Maslichenko. Në këtë takim, ai shoqërohej nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi, palët theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe parqet industriale që mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BERZH-it, duke synuar avancimin e projekteve strategjike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për takimin dhe bashkëbisedimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë e vullnetin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut