Kosova
Kurti me kërkesa në takim me Sørensen: Nënshkrim të marrëveshjes, dorëzim të Radojçiqit, tërheqje të letrës nga Brnabiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Kurti ndër të tjera, Sorensenit i ka folur për raportet me Serbinë, ndërsa ka përsëritur se Beogradi ka shkelur marrëveshjet dhe e ka quajtur absurde që presidenti serb nuk po e dorëzon Milan Radoiçiqin.
Tutje Kurti i ka thënë Sorensenit se për të ecur përpara, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar Bashkimit Evropian dhe ta dorëzojë Radoiçiqin.
“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.
“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë