Kosova

Kurti: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe menjëherë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe atë menjëherë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

“Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshje. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë”, deklaroi Kurti.