Kosova
Kurti lavdëron punën 6-mujore të qeverisjes së tij
Sipas Kurtit, bizneset kanë shënuar rritje gjatë periudhës 6-mujore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën përmes një info-grafike të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij rreth qarkullimit të bizneseve, të të hyrave në buxhetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik për periudhën 6-mujore.
“Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind”, shkruan Kurti, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se rritja ekonomike vjen si rezultat i performancës së mirë.
“Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”.
Kurti ka bërë të ditur se këto të arriturat të qeverisë së tij janë pjesë e fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Se do ta çlirojmë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani dhe kjo tani po jep edhe rezultat”.
Të hyrat në vend gjatë kësaj periudhe kanë shënuar një rritje.
“Në përgjegjësi të hyrave kanë shënuar rritje prej 33 %, pra më lartë se sa rritja e aktivitetit ekonomik, që nënkupton edhe zvogëlim të informalitetit”.
Kurti ka dhënë edhe një lajm të mirë për qytetarët e vendit, “është se të hyrat që mblidhen brenda vendit po rritën me ritëm më të shpejtë sesa të hyrat që mblidhen në kufi”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer