Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon “Më 22 shtator jam votuar si drejtor i Infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të gjelbra (urbanizmit), në...
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Deputetët lehtësojnë rregullat për ndërtimin e shtëpive të reja Një nga arsyet që autoritetet kanë përdorur për të mos zgjidhur mungesën e banesave është se...
-
Kantonet nuk janë të kënaqura me planin e qeverisë federale për uljen e kostove
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon
-
Zvicër: Shumica e ndërtesave nxehen ende nga lëndët djegëse fosile
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore