Kosova
Kurti: Kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën e Afrim Bunjakut
Kurti: Afrim Bunjaku humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes.
Ai ka shkruar në Facebook se sakrifica e heroit nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se Bunjaku humbi jetën “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.
Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’, emër i Heroit të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kurti është shprehur se në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, siç shkroi ai, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
“Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti ka treguar edhe disa vendime të tjera që janë marrë në këtë mbledhje:
“Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
Aprovuam katër Rregullore:
Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;
Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknikë dhe Mbështetës;
Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;
Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.
-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”.
E-Diaspora
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm Sukseseve të shqiptarëve nga Kosova në botë u bashkohet edhe Genta Gola, e cila është Këshilltare...
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
-
Shkolla “Zidane” nga Prishtina shkëlqen në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e ndërtesave nxehen ende nga lëndët djegëse fosile Më shumë se gjysma e ndërtesave të banimit në Zvicër ende ngrohen me lëndë djegëse fosile,...
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Gjykata Federale dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte
-
Nevojiten “hapa më të vegjël” në reformën pensionale, thotë ministrja zvicerane
-
EasyJet do të nisë fluturime direkte nga Gjeneva në Tbilisi