Kosova

Kurti kritikon votimin e rezolutës, thotë se “shpejt u shtrinë”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët e pushtetit në lidhje me mbajtjen e seancës së djeshme, ku u votua rezoluta e dialogut me Serbinë.

Kurti ka shkuar se vendi ka pasur shumë tema më urgjente se sa mbajtja e kësaj seance urgjente për dialogun, përcjell albinfo.ch.

“Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve, të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë. Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo. Andaj shpejt u shtrinë”, ka shkruar kreu i VV-së.