Kosova

Kurti: Konfiskimi i armatimit në veri, fitore për sundimin e ligjit

Pas konfiskimit të një sasie të madhe armatimi në veri të Kosovës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai përmes rrjetit social X ka shkruar se kjo përbën një fitore për sundimin e ligjit, transmeton albinfo.ch.

”Një tjetër fitore për sundimin e ligjit. Policia dhe KFOR bastisi një depo armësh në Zveçan të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, ka shkruar Kurti të martën.