Kosova
Kurti: Kompanitë austriake, ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Festës Kombëtare të Austrisë, e ka falënderuar këtë shtet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Kam kënaqësinë të festoj sot këtu bashkë me ju Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend i dashur për kombin tonë, një vend që ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe popullin e saj në kohët tona më të vështira. Ne e dimë se Austria ka kontribuar shumë në zhvillimin e lidhjeve me popullin tonë, duke filluar nga fillimi i viteve ’70-ta – koha e Gastarbeiter, më pas duke u ofruar strehim qytetarëve tanë gjatë okupimit dhe luftës në vitet ’90-ta; sigurimi i paqes me ushtarët austriakë të KFOR-it dhe njohja e pavarësisë sonë në vitin 2008. Më lejoni të shpreh një falënderim të madh për të gjithë këta ushtarë për shërbimin e tyre në vendin tonë. Për më tepër, kemi një diasporë të madhe në Austri me mijëra njerëz që jetojnë, studiojnë dhe punojnë atje”, ka thënë Kurti.
Ai madje e falënderoi Austrinë për përfshirjen e liberalizimit të vizave në programin e saj qeverisës.
“Falënderojmë udhëheqjen e Austrisë, veçanërisht qeverinë aktuale, e cila ka përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë në programin e saj qeverisës. Përveç lidhjeve tona të ngushta kulturore dhe politike, si kryeministër jam veçanërisht krenar që bashkëpunimi ynë ekonomik në tregti dhe investime po rritet”, ka shtuar ai.
Kurti tha se është shumë i lumtur që ka njohur ambasadorin austriak e me të cilin po thellojnë bashkëpunimin mes të dy vendeve.
“Faleminderit shumë! Jam shumë i lumtur që jemi takuar, që njohim njëri-tjetrin dhe po thellojmë bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona”.
Ai theksoi se Kosova ka marrë shumë nga kjo mbështetje dhe prandaj ka arritur shumë.
“Këto arritje janë kryesisht për shkak të aleatëve në Austri. Kujtojmë Alois Mock, i cili si ish-ministër i Punëve të Jashtme, ishte një zë i fuqishëm për Kosovën gjatë viteve të 90-ta, po ashtu edhe ish-kancelari Franz Vranicki dhe veçanërisht zëvendëskryeministri i tij Erhard Busek, dhe natyrisht diplomatë si, Fürst Albert Rohan, aktivistë dhe intelektualë si, Christine von Kohl, deri te parlamentarët më të fundit evropianë si, Ulrike Lunacek dhe Lukas Mandl”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, kompanitë austriake renditen ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë, si në shërbime ashtu edhe në banka, sigurime dhe energji të ripërtritshme.
“Gjatë forumit të fundit të përbashkët ekonomik të mbajtur në Prishtinë në pranverën e këtij viti dhe vizitës së fundit të kancelarit Nehammer dhe ministrit të Jashtëm Schallenberg në Prishtinë, ne ramë dakord për më shumë shkëmbime ekonomike dhe mezi pres të vizitoj Vjenën në mes të nëntorit për të zhvilluar më tej këtë marrëdhënie”.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit