Kosova
Kurti: 2/3 e remitencave në Kosovë vijnë nga Gjermania e Zvicra
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në kuadër të qëndrimit në Vjenë të Austrisë ishte mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.
Mes tjerash ai ka folur për liberalizimin e vizave por edhe remitencat që vijnë nga diaspora, shkruan albinfo.ch.
“Janë shumë djem e vajza të reja në 20 vitet e fundit që e kanë braktisur Kosovën. Çdo i 3-ti kosovar nuk është banor i Kosovës. Kanë shkuar në Zvicër Gjermani e Austri. 2/3 e dërgesave të parave në vendin tonë e që është 25 % e bruto produktit vendor janë nga Gjermania dhe Zvicra por pastaj si ‘hakmarrje e ëmbël’ nga ne po e marrim modelin gjerman që njerëzit të mos shkojnë më në Gjermani”, theksoi Kurti.
Nga atje ai kërkoi ekstradimin në Kosovë të MiIan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilët kanë kryer akt terrorist në Kosovë.
Para të pranishmëve, Kurti ka folur rreth armëve që u konfiskuan në Banjskë të Zveçanit e të cilat kapnin vlerën e mbi 5 milionë eurove.
Për këtë akt terrorist, Kurti tha se Serbia dështoi në planin e saj.
“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile , dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih