Kosova
Kurti: Kemi dorëzuar listën, unë jam bartës i saj
Pasiqë Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kandidatët që nuk mund të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, u raportua se edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk mund të kandidojë për deputet në këto zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, Kurti sot ka thënë se është dorëzuar lista dhe ajo është lista e Vetëvendosjes. Ai ka theksuar se ai është bartës i listës e që respekton dhe i përfill në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Ne kemi dorëzuar listën tonë, ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar. Mendoi që institucionet e shtetit duhet të update-ohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Unë jam bartës i listës, i cili respekton dhe i përfill me përpikshmëri Kushtetutën dhe ligjet, të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti pas homazheve që bëri te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike