Kosova

Kurti ka një premtim për mërgimtarët pronarë biznesesh që duan të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti ka deklaruar se mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se përmes saj do të garantojnë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, transmeton albinfo.ch.

“Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen. Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë. Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah”, ka shkruar ai.